Bologna mori një fitore të madhe, pasi mposhti 1-0 Interin, në supersfidën e javës së 33-të në Serinë A.

Të besuarit e Vicenzo Italiano, zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer ndaj kryesuesve dhe në fund u shpërblyen me gol fitoreje. Ishte Orsolini, i cili me një veprim të bukur, e ndali topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë triumfin ekipit të tij.

Me këtë sukses, Bologna merr vendin e katërt me 60 pikë, ndërsa Interi mbetet në krye me 71 pikë të grumbulluara, po aq sa edhe Napoli i vendit të dytë.

Hap fals i zikaltërve në garën për titullin kampion, duke ditur që në javët e ardhshme i pret një kalendar i ngjeshur.

/tvklan.al