Michael Olise e mbylli Botërorin pa shënuar gol, por me 7 asistime për shokët e skuadrës.
Sulmuesi i Bayern Munich pati një sezon të rëndësishëm në Bundesligën sezonin e kaluar, me 15 gola dhe 21 asistime në 32 ndeshje. Në Champions League, Bayern u eliminua një hap larg finales nga skuadra që më pas fitoi trofeun.
Olise ishte protagonist edhe në dy përballjet mes Bayern dhe PSG-së, ku paraqitjet e tij e vendosën në qendër të vëmendjes.
Sezonin e ri ai e nisi me një gol në finalen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Borussia Dortmund dhe deri tani ka arritur 10 gola në 10 ndeshje me klubin dhe kombëtaren. Po ashtu numëron edhe pesë asiste.
Në ndeshjen ndaj Italisë, Olise shënoi me një goditje teknike nga jashtë zonës, duke kaluar topin mbi vijën e portës pranë traversës.
Pa Kylian Mbappe, Olise te Franca ka marrë më shumë përgjegjësi në sulm.
Olise synon të shtojë statistikat në ndeshjen e së hënës ndaj Belgjikës, përpara rikthimit te Bayern Munich.
/tvklan.al












Botërori 2026 
