Fillimi i sezonit në kampionatin iranian e ka gjetur protagonist sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani.
Këtë fundjavë, 31-vjeçari ishte vendimtar në fitoren e Esteghlal 2-0 kundër Sepahanit. E majta e tij ngriti siparin e golave. Në 3 ndeshjet e para, shqiptari ka dhënë gjithashtu edhe një asist.
Etnik Brruti ka shënuar gol në debutimin e tij në kampionatin kroat me fanellën e Hajdukut të Splitit. Mesfushori kuqezi ndoqi mjaft mirë një aksion dhe, brenda zonës, nuk gaboi për të tundur i pari rrjetën. Hajduku fitoi 4-0 përballë Osijekut, në një sfidë ku u aktivizua si titullar edhe Adrion Pajaziti.
Dyshja Ernest Muçi-Mohamed Salah kanë bërë me krahë tifozët e Trabzonsporit. Në ndeshjen kundër Başakşehir, të fituar 2-1, egjiptiani ishte protagonist kryesor me dy gola. Në një prej tyre kombinoi mjaft bukur me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.
Një asist dhe një gol edhe për Vedat Muriqin me skuadrën e Fenerbahçe. Në minutën e 7-të, sulmuesi i Kosovës shënoi në portën e Konyasporit, ndërsa në të 49-tën asistoi Griudin për golin e katërt të ndeshjes kundër Konyasporit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
