Gjashtë ndeshjet e vlefshme për fazën e 1/16-ve në Kupën e Shqipërisë, nuk prodhuan surpriza, ndërsa u regjistruan goleada nga ekipet favorite.

Pogradeci triumfoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Kukësit, në debutimin e trajnerit të ri, Dritan Mehmeti. Liqenorët shkëlqyen në shtëpi, ku iu falën edhe tre golave të shënuar nga Chinwendu.

Flamurtari shkatërroi me shifrat 6-1 skuadrën e Butrintit, në një sfidë pa shumë histori. Besa triumfoi 4-1 ndaj Korabit në shtëpi, për të siguruar biletën e kualifikimit.

Bylis fitoi 2-0 ndaj Besëlidhjes, ndërsa Iliria triumfoi 5-0 ndaj Luftëtarit. Dueli mes Kastriotit dhe Eagle shkoi me shtesa, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt.

/tvklan.al