22 nëntor 2026- Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka përcjellë urimet e tij në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke vënë theksin te rëndësia e gjuhës si element bashkimi dhe identiteti kombëtar.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Gonxhja ndau edhe fjalën e mbajtur një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë Forumit Mbarëkombëtar Rinor “Foli Shqip”.
Ministri theksoi rolin e brezit të ri në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, duke nënvizuar se të rinjtë kanë mundësinë të bashkojnë dijen, talentin dhe pasionin për t’i dhënë hapësirës shqiptare vendin e merituar në familjen evropiane.
“Për gjuhën që na bashkon, identitetin që na dallon dhe të ardhmen që ndërtojmë së bashku”, shkroi Gonxhja në mesazhin e tij.
Në përfundim, ministri përcolli urimet për të gjithë shqiptarët, kudo që flitet shqip, me rastin e kësaj dite, e cila përkujton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë dhe identitetit kombëtar.
Postimi i ministrit Gonxhja:
Në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ndaj me ju fjalën time të djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, në Forumin Mbarëkombëtar Rinor “Foli Shqip”.
Sot, brezi i ri ka në dorë të bashkojë dijen, talentin dhe pasionin për t’i dhënë hapësirës shqiptare vendin e saj të merituar në familjen evropiane.
Në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ndaj me ju fjalën time të djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, në Forumin Mbarëkombëtar Rinor “Foli Shqip”.
Për gjuhën që na bashkon, identitetin që na dallon dhe të ardhmen që ndërtojmë së bashku.
Gëzuar Ditën e Alfabetit, kudo ku flitet shqip!
/tvklan.al












Botërori 2026 
