Shqipëria vijon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në rajon edhe për këtë vit.

Kjo vihet re edhe nga shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Turizmit të vizitorëve për muajin e kaluar ku vendi ynë mirëpriti mbi 1 milionë e 143 mijë vizitorë të huaj, me një rritje prej +16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Të ndarë sipas shteteve, rritja e vizitorëve gjatë muajit të kaluar është nga: Lituania +273%. Danimarka +253%, Finlanda +83% ,Polonia +80% ,Irlanda +63%, Izraeli +48%, SHBA +37%.

Ndërsa sipas të dhënave zyrtare përgjatë periudhës janar–maj 2026, Shqipëria regjistroi 3,712,790 vizitorë të huaj, krahasuar me 3,432,444 vizitorë në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Kjo përfaqëson një rritje prej +280,346 vizitorësh, ose rreth +8.17%.

Këto shifra dëshmojnë se Shqipëria vijon të jetë e preferuar për turistët që kërkojnë përvoja autentike, histori, kulturë, natyrë dhe mikpritje.

Klan News

/tvklan.al