Protestat e përditshme kanë ndikuar, sipas ministrit të Turizmit Blendi Gonxhja, në uljen e numrit të vizitorëve të huaj gjatë muajit qershor. Ky përfundim është nxjerrë pas analizimit të shifrave të muajit paraardhës, që rezultoi me rritje të numrit të turistëve.
“Në muajin qershor, Shqipëria ka pasur vetëm 1.3% rritje të vizitorëve të huaj, ndërkohë që trendi i rritjes në 5 muajt e parë ka qenë 8.2%“.
Por, sipas ministrit, protestat po ndikojnë negativisht edhe në imazhin e Shqipërisë në sytë e artistëve të huaj që planifikojnë të zhvillojnë koncerte në Tiranë. Një prej tyre, thotë ai, është Jennifer Lopez, e cila ka kërkuar garanci financiare dhe për këtë arsye është refuzuar.
“E kemi refuzuar për momentin, sepse kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. Kjo është kostoja e destabilizimit të vendit”.
Gonxhja ishte në disa komisione parlamentare për të mbrojtur aktin normativ të qeverisë për financimin e koncertit të Kanye West dhe debatoi me deputetët e opozitës për domosdoshmërinë e marrjes së këtyre parave nga fondi i emergjencave për një event privat.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 