Pas takimit të hënën, me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, një ditë më parë Ambasadori i delegacionit të BE-së ka organizuar një takim në Kuvend me dy bashkëdrejtuesit e Komisionit Bipartizan të Reformës Zgjedhore.

Ambasadori Gonzato thotë se e ka nënviziuar në takimin me Gjiknurin dhe Bylykbashin rëndësinë e reformës zgjedhore për të rritur transparencën në financimin e partive politike, për të garantuar pavarësinë e administratës zgjedhore si dhe për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore.

“Një reformë e gjerë e rregullave zgjedhore, që përfshin edhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është thelbësore për të garantuar besimin e publikut dhe për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve të ardhshme”, shkruan Gonzato.

Tv Klan

/tvklan.al