Google ka nisur testimin në Mbretërinë e Bashkuar të një opsioni të ri kërkimi të mbështetur nga Inteligjenca Artificiale (AI), i cili pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën si përdoruesit kërkojnë informacion në internet.

Në vend të listës tradicionale me lidhje (linke) të zakonshme, përdoruesit që zgjedhin opsionin “AI Mode”, ku do të marrin një përgjigje të përmbledhur në formë bisede, me më pak lidhje drejt faqeve të tjera.

Ky opsion nuk do të zëvendësojë motorin ekzistues të kërkimit, por sipas ekspertëve, përdorimi i Inteligjencës Artificiale në kërkime pritet të rritet ndjeshëm, duke sjellë sfida për mediat dhe bizneset që mbështeten tek trafiku nga Google.

Mediat si “Daily Mail” raportojnë një rënie deri në 50% të trafikut nga kërkimet në Google që prej prezantimit të funksionit “AI Overview”. Ndërkohë, mbetet e paqartë si do të funksionojë reklama në “AI Mode” dhe nëse kompanitë do të mund të paguajnë për t’u përfshirë në përgjigjet e Inteligjencës Artificiale.

Sipas menaxheres së produktit në Google, Hema Budaraju, ky ndryshim i përgjigjet mënyrës më natyrale dhe të detajuar me të cilën njerëzit kërkojnë sot.

Funksioni përdor platformën “Gemini” AI dhe është tashmë aktiv në SHBA dhe Indi. Në Mbretërinë e Bashkuar do të shfaqet si një skedë ose opsion në kutinë e kërkimit dhe për momentin do të jetë i përdorshëm në mënyrë vullnetare.

Në një demonstrim të ofruar nga Google, u vu re se përgjigjet e AI përfshijnë më pak lidhje dhe shpesh renditen më poshtë se në kërkimin tradicional çka ngre shqetësime për ndikimin që mund të ketë kjo në trafikun drejt faqeve të internetit./tvklan.al