Grabitja, Arta Marku refuzon të përgjigjet për hetimet – TV KLAN

Grabitja, Arta Marku refuzon të përgjigjet për hetimet

Truprojat e saj ushtrojnë forcë ndaj gazetarit të Klan Plus

Arta Marku refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve mbi ecurinë e hetimeve për grabitjen në Rinas.

Por veç faktit që ajo i injoroi pyetjet e gazetarëve, truprojat e saj ndërhynë duke ushtruar forcë ndaj tyre për t’i larguar e për të mos e shqetësuar kryeprokuroren e përkohshme që po zhvillonte një bisedë krejt të qetë me kryetaren e Komisionit të jashtëm, Mimi Kodheli.

Shihni se si truproja e saj e shtyn gazetarin e Klan Plus, Renaldo Salianji.

Kryeprokurorja Marku nuk ndërhyri për këtë gjest të truprojës së saj, madje as kur gazetarët e tjerë ia vunë në dukje.

“Dhe ju duhet ta dini se nuk shtyhen njerëzit…”

Tv Klan

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*