Njëri prej grabitësve ka hequr maskën gjatë largimit

Policia e Tiranës vijon hetimet për zbulimin e autorëve të grabitjes së shumës prej 300 mijë lekësh ditën e djeshme në kryeqytet.

Prova më e fortë për blutë e kryeqytetit është motori që autorët braktisën në vendin e ngjarjes dhe që rezulton të jetë i vjedhur.

Burime nga policia bëjnë me dije se në motor, janë lënë gjurmë gishtërinjsh të cilat janë dërguar për t’u ekzaminuar nga ekspertët.

Një tjetër provë e fortë për hetuesit janë dhe pamjet e kamerave të sigurisë, jo vetëm në vendin e ngjarjes, por dhe në rrugicat ku autorët janë larguar.

Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se në një moment, njëri prej dy grabitësve heq maskimin dhe zbulon gjysmën e fytyrës.

Tv Klan