Grabitja spektakolare e 1 milion eurove brenda në pistën e aeroportit të “Rinasit” është kryer nga një grup i strukturual kriminal i mirëorganizuar.

Sipas hetuesve ka dyshime të arsyeshme se ky grup është përgjegjës edhe për dy grabitjet e tjera të ndodhura në Tiranë, tek Stacioni i Trenit dhe tek kryqëzimi i Laknasit në rrugën që të çon për në aeroport. Në këto dy grabitje në total u morën 6.8 milion euro, para të banakave të nivelit të dytë.

Hetuesit kanë dyshime se është i njëjti grup pasi grabitjet thuajse janë kryer thuajse në të njëjtën mënyrë.

Grabitesit nuk janë më shumë se katër. Pasi merren paratë makina më të cilën largohen digjet larg vendit të grabitjes.

Në të tre rastet, automjetet rezultojen të jetë vjedhur në qytete të tjera, jo në Tiranë. Për siguri u ndryshohet edhe targa. Në vendin ku djegin makinën i pret një person tjetër për t’i trasportuar.

Në dy grabitjet e para autorët janë të veshur me uniforma të policisë dhe nën kërcënimit e kallashnikovit, duke qëlluar edhe në ajër marrin paratë, duke mos lënë pas asnjë gjurme.

Në grabitjen e fundit autorët për t’u kamufluar mbajne veshje të kompanisë ICTS, që siguron perimetrin e Rinasit. Grupi hetimor dyshon se grupi ka akses në informacionet për lëvizjen e parave në aksin Tiranë – Rinas.

Tv Klan