Jack Grealish nuk është në planet e trajnerit Pep Guardiola dhe pritet të largohet nga Manchester City në këtë merkato vere.
E ardhmja e sulmuesit pritet të jetë në Premier League. Everton është klubi që ka treguar interes serioz për 29-vjeçarin.
Palët janë në bisedime, me Everton që e kërkon në huazim, diçka që nuk preferohet shumë nga “qytetarët”.
Në krahun tjetër, interes ka treguar edhe west Ham, klub që në ditët e ardhshme mund të paraqesë një ofertë për Cityn.
E sigurt për momentin është që Grealish do të largohet nga City, ndërsa mbetet të mësohet destinacioni i ri.
/tvklan.al












Botërori 2026 
