Krim i rëndë në një familje shqiptare në Greqi. Një 40-vjeçar ka masakruar me thikë bashkëshorten në sy të katër fëmijëve. Mediat greke thonë se ai është përdorues droge.

Një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, 36-vjeç, në Volos të Greqisë. Sherri nisi në apartamentin e tyre. Më pas konflikti vijoi në hyrjen e pallatit, ku aty Pandeli Nakoleci goditi disa herë me thikë bashkëshorten e tij, po shqiptare.

Mediat greke thonë se ata debatuan në sy të katër fëmijëve të tyre. “E pashë babin duke e goditur mamin me thikë,” ka rrëfyer para hetuesve një prej fëmijëve.

36-vjeçarja është goditur disa herë brenda banesës. Ajo ka mundur të zbresë, por është ndjekur nga bashkëshorti, i cili e ka goditur me thikë edhe në hyrjen e pallatit, aty ku ajo humbi jetën. Pas krimit ai është larguar në drejtim të paditur, ndërsa vijon aksioni i policisë për kapjen e tij.

Të afërm të autorit në Korçë i bëjnë thirrje që ai të dorëzohet, ndërsa theksojnë se është trajtuar për probleme të shëndetit mendor.

Sipas mediave greke, 40-vjeçari punonte në ndërtim dhe ishte përdorues droge, ndërsa në muajin qershor kishte tentuar të vetëvritej.

Klan News

/tvklan.al