Parlamenti i Greqisë miratoi të premten një projektligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, mes shqetësimeve në rritje për ndikimin e tyre në shëndetin dhe sigurinë e të miturve.
Masat e reja hyjnë në fuqi më 1 janar 2027. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se platformat e rrjeteve sociale kanë në dispozicion dy muaj e gjysmë për të gjetur një mënyrë për të verifikuar moshën e përdoruesve dhe për të mbrojtur privatësinë e tyre.
Greqia është një nga shtatë vendet e Bashkimit Evropian që po kërkon, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, një zgjidhje për verifikimin e moshës.
/tvklan.al












Botërori 2026 
