Evakuohen mijëra qytetarë nga emergjencat civile, dëmet të konsiderueshme
Greqia vijon të përballet me zjarret e fuqishme duke shkaktuar dëme të mëdha dhe evakuimin e qindra qytetarëve nga shtëpitë e tyre. Lufta me flaët në Atikën veriore në Greqi vijon të jetë shumë e egër, ndërsa nata e kaluar ka vijuar të përpijë pyjet e vendit fqinj.
Një betejë me flakët po zhvillohet në disa zona të Atikës njëkohësisht ndërsa forcat në terren po mbështeten edhe nga helikopterët nga ajri për shuarjen e flakëve. Zëvendësguvernatori rajonal i Atikës konfirmoi se dy frontet serioze janë në Malakassa ku zjarri po përparon edhe në zona të tjera aty pranë.

“Shumë forca duhet të bien menjëherë në Atikë“, bëri thirrje George Patoulis ndërsa vuri në dukje se pritet të ketë një rritje të forcave ajrore për shkak të ndihmës shtesë nga vendet e tjera”. Rreth orës 6 të mëngjesit, emergjencat civile kërkuan evakuimin e disa zonave për të mbrojtur jetët e qytetareëve.
“Nëse jeni në zonat e Agia Paraskevi, Agia Skepi, Kapitenia, Vrysaki, Loufos Kouremenou, evakuohuni tani. Zjarr pyjor në zonën tuaj“, thekson mesazhi i dërguar në celularët e banorëve. Hoteleritë që nuk preken nga flakët kanë bërë thirrje për strehimin e qytetarëve që kanë mbetur pa banesa. Dëmet në shtetin helen llogariten të jenë të konsiderueshme ndërsa prioritet mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore.
Klan News












Botërori 2026 