Greva e punonjësve të doganës greke, ditën e hënë, do të mbyllë përkohësisht kalimin në dy doganat me shtetin fqinj, atë të Kakavijës dhe të Qafë Botës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave, më 27 korrik, në doganën e Kakavijës, nga ora 07:00 deri në orën 11:00, do të ketë ndërprerje të kalimit të automjeteve, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Ndërsa në doganën e Qafë Botës do të ketë ndërprerje të lëvizjes nga ora 05:00 deri në orën 09:00, me orën shqiptare.

Për këtë arsye, dogana shqiptare u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që udhëtojnë drejt Greqisë dhe anasjelltas të shmangin lëvizjet në këto intervale kohore.

Tv Klan

/tvklan.al