Java e Modës nuk ka të bëjë vetëm me rrobat. Pasarelat e modës na njoftojnë edhe me trendet më të reja të flokëve dhe grimit, të cilat do t’i shohim shpesh në sezonin e ri.

E në qoftë se Java e Modës së New York merret për bazë, grimi përgjatë sezonit të ardhshëm do të fokusohet më së shumti në sy. Trendi i flokëve natyralë vazhdon ende pasi nëpër sfilata janë parë edhe gërshetat.

Mos harroni, shkëlqimi do t’ju hyjë në funksion gjithmonë.

Rikthimi i stilit të viteve të ’80. Vëthë të mëdhenj dhe aksesorë në kokë

Grim plot shkëlqim dhe gërsheta

Flokë të çrregullt dhe pak apo fare grim

Flokë me ngjyra jo të zakonshme

Pamje klasike e realizuar me pak shkëlqim në buzë

Theksimi i syve me ngjyra tjera përveç të zezës

Përdorimi i guximshëm i ngjyrave tek sytë

/klankosova