Miley Cyrus ka thyer heshtjen mbi lajmet se në familjen e saj ka tensione të forta.
Këngëtarja postoi një deklaratë të ndjerë në InstaSotry ku u dha fund thashethemeve për raportet e acaruara me të ëmën, Tish Cyrus-Purcell dhe të atin, Billy Ray.
Ditët e fundit Miley u vendos në qendër të vëmendjes pasi u vu re se e ëma nuk e ndiqte më në rrjetet sociale. Kjo e fundit sqaroi se kishte ndodhur një defekt, por duket se nuk mjaftoi ndaj ylli i muzikës e ka ndier të nevojshme të sqarojë se marrëdhënia me të ëmën mbetet e fortë.
“Rrallë i komentoj thashethemet, por mamaja ime dhe unë jemi shumë të afërta që të hyjë diçka mes nesh. Ajo është shoqja ime e ngushtë. Si shumë nëna, nuk di si ta përdorë celularin dhe s’po më ndiqte më, e thjeshtë, e rastësishme dhe pa interes.”

Miley foli edhe për marrëdhënien me të atin, duke e pranuar se është e ndërlikuar por kanë raporte të mira.
“Unë dhe im atë kemi pasur sfidat tona përgjatë viteve. Tani që jam në të 30-at e mia, familja është prioriteti im mbi gjithçka. Jam e qetë duke e ditur se janë ndërtuar ura dhe koha ka shëruar shumë gjëra”.
Në fund, Miley shprehu mirënjohjen për “shëndetin dhe dashurinë në familjen e saj”.
Që prej fillimit të këtij viti, kanë qarkulluar lajme se Miley dhe Billy kishin grindje mes tyre pasi ajo shqetësohej se mos ai ndikonte në rikthimin e saj në muzikë./tvklan.al