Një grua e cila udhëtonte në 5 Freeway, me një valixhe brenda së cilës kishte më shumë se gjysmë milion dollarë kesh, u arrestua nga autoritetet pranë Oceanside, Kaliforni.

Sipas amerikanes

Fox61

, mbetet e paqartë se çfarë i bëri oficerët që të kontrollonin në mjetin e gruas, por teksa e bënë një gjë të tillë atyre u bëri përshtypje valixhja, ku u zbuluan paratë.

Brenda saj, autoritetet gjetën plot 532,596 dollarë amerikanë, para të cilat dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës. 35-vjeçarja e cila drejtonte një Jeep u arrestua për kontrabandë dhe identiteti i saj nuk bëhet i ditur.

Mediat amerikane shkruajnë se në të njëjtën periudhë dhe në të njëjtin vend, një vit më parë autoritetet në Kaliforni arrestuan një 23-vjeçar, i cili me vete kishte 290 mijë dollarë, kesh.

/tvklan.al