Çajupi, në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, rrëfen historinë e pazakontë të jetës së tij pas daljes nga burgu dhe largimit drejt Amerikës, një rrugëtim që e mbajti për vite të tëra larg bashkëshortes.
Pasi u arratis drejt Greqisë dhe më pas emigroi në SHBA, ai u përball me vështirësi të shumta për të nisur një jetë të re, pa ditur gjuhën, pa para dhe pa pasur mundësi komunikimi me familjen.
Por largësia do të bëhej edhe më e dhimbshme për shkak të një vendimi të bashkëshortes: ajo refuzoi të shkonte në Amerikë pa marrë me vete nënën e tij. Kështu, gruaja që Çajupi e kishte lënë vetëm 16 vjeçe, qëndroi për gati 16 vite pranë vjehrrës, deri në ndarjen e saj nga jeta. Një histori e rrallë sakrifice, dashurie dhe përkushtimi familjar, që ai e ndau në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”.
Ardit Gjebrea: Ti si dole nga burgu?
Çajupi: Dola në vitin 3 nëntor 1988. Dal nga burgu, shtëpi jo, babai nxori syrin, gjeta babain tmerr në një moshë të madhe, nënën dhe motrën e vogël, gjyshja më kishte vdekur.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte ti?
Çajupi: 31-32 vjeç.
Ardit Gjebrea: Kishte ardhur koha për të krijuar familje.
Çajupi: Patjetër! Gjej gruan e jetës, që e kam edhe sot, ma gjeti babai. Nuk e kisha parë kurrë dhe nuk më kishte parë kurrë. Më vdes babain tre muaj para martesës. Gruaja ngeli shtatzënë dhe më lind vajza në 1990-ën. E lashë tre muajshe dhe arratisem për në Greqi, lashë disa intervista për Ambasadën Amerikane në Athinë, pastaj ika në Amerikë. Sa zbrita në New York më dhanë “green card”. Fillimi ka qenë shumë i vështirë, për arsye se në atë kohë nuk kisha telefon, nuk dija anglisht, nuk kisha lekë. Çava vetë me punë. Lekë bëja, punoja, vetëm isha…
Ardit Gjebrea: Po nusja?
Çajupi: I thashë nuses për të ardhur, po më tha “po nuk erdhi mamaja, unë nuk vij”.
Ardit Gjebrea: Po ti mund ta merrje nusen?
Çajupi: E merrja që brenda vitit, sepse mua më bënë me letra. Mirëpo kisha një problem me nënë, i trashte “të lutem hajde në Amerikë”, “unë të vij në Amerikë?! Unë nuk iki nga shtëpia, këtu do të vdes”. I thashë nuses hajde, ajo më thoshte që pa ardhur mamaja nuk vij.
Ardit Gjebrea: Sa vjet ndenji gruaja jote me mamanë tënde?
Çajupi: Unë lashë gruan time 16 vjeçe, dhe ajo ndenji për gati 16 vite me mamanë, derisa ndërroi jetë.
Ardit Gjebrea: Dhe ajo nuk erdhi në Amerikë vetëm që të qëndronte me mamanë tënde dhe ndenji 16 vite pa ty?!
Ardit Gjebrea: Po! Unë jam kthyer pas 7 vitesh nga Amerika.
/tvklan.al












Botërori 2026 
