Seanca e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli konfliktin për një shtëpi midis vëllait dhe motrës.

Familja e tyre ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe 2 vëllezërit së bashku me motrën dhe nënën kanë jetuar së bashku. Por tani kërkojnë që gjithësecili të krijojë familjen e vet dhe prandaj duan që të ndahen. Problemi qëndron se nuk kanë një shtëpi.

Në vitin ’81 ata morën një shtëpi nga Bashkia, por pas një incidenti që ndodhi aty menduan ta ndërronin me një tjetër shtëpi. Këtu filloi dhe problematika, se në shtëpinë që u zhvendosën dikush tjetër doli pronar.

Silva: Ne kështu e kemi krijuar jetën bashkarisht, gjatë gjithë kohës kemi qenë bashkë.

Eni Çobani: S’jeni ndarë kurrë?

Silva: Ne s’jemi ndarë moj Zonja Eni.

Eni Çobani: Tani erdhi një moment që Mondi do të ndahet.

Silva: Tani ai po shkon 50, unë 50, ai tjetri po shkon 50. Jemi të gjithë të një moshe për të parë fatet tona.

Eni Çobani: Tani në moshën 50 vjeçare keni vendosur të martoheni!

Silva: Normale!

Mondi: Po si të martohem, unë pa punë, pa dreq, pa shejtan, jam dhe pa shtëpi tani, shtëpinë që kisha e humba. Na ka strehuar tjetri badjava.

Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur me shtëpinë që ke pasur? Ke pasur një apartament apo jo?

Silva: I jep Bashkia mamit një shtëpi.

Eni Çobani: Në çfarë viti flasim?

Silva: Në vitin ’81. I jep një shtëpi dy dhoma dhe një kuzhinë, 76 metra katrorë shtëpi, me autorizim të rregullt, me të gjitha. Në krye të 6 muajve, vëllai im në moshën 8 vjeç ka qenë shumë i praptë, bie nga kati i dytë dhe thyen krahun.

Eni Çobani: Vëllai?

Silva: Vëllai Mondi! Mami i erdhi shumë neveri nga ajo që pësoi vëllai dhe mami bie në kompromis më një zonjë që e njihte prej kohësh.

Eni Çobani: Pra mamaja juaj bie në marrëvëshje për ndërrimin e një banese, lëshonte banesën tuaj dhe merrte të zonjës.

Silva: Po! Në 82 ne bëjmë një aktmarrëveshje me autorizim shtëpie midis palësh siç ka qenë koha e Enverit, shtëpi me shtëpi. Shtëpia ime ishte pallat, kurse shtëpia që morëm ishte shtëpi private. Shtëpia private konsiderohej e zotit Namik Hoti.

Eni Çobani: Gjatë periudhës kur filluan të jetonin bie nga kati i dytë zoti Mondi, që kemi këtu prezent në një moshë të vogël. Meqënëse ndodhi kjo gjë, mamaja e tyre e shqetësuar nga fakti që mund të ndodhte sërish kërkon një person që mund të ndërrojë banesën. Njihte një zonjë me emrin Fatime Graceri, i ofrohet asaj për ndërrimin e banesës dhe kjo ndodhi. Familja shkon në banesën e zonjës Fatime që e kishte përfituar me vendimin gjyqësor, pas divorcit të bërë me zotin Namik Hoti, nga e cila rezulton se jetonte zonja Fatime me 3 fëmijët e familjes Hoti. Ata largohen në apartamentin dhe familja Llagami futet në krah të zotit Namik Hoti, që posedonte vetëm një dhomë dhe një korridor të vogël dhe për një periudhë të gjatë kohe kanë qenë komshinj.

Silva: Një mur na ka ndarë!

Eni Çobani: Këtu fillon dhe problematika!

Silva: Ka dalë pronar një person tjetër./tvklan.al