Gjermania fitoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Holandës në Ligën e Kombeve, në një duel ku protagonist absolut ishte sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda.
Pjesa e parë e takimit dhuroi raste për të dyja skuadrat, por rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 41-të. Sulmuesi Derry Scherhant mori një pasim nga Kimmich dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, vendasit kontrolluan plotësisht lojën duke shënuar edhe katër gola të tjerë. Florian Wirtz dyfishoi shifrat në minutën e 60-të me një gjuajtje nga jashtë zonës. Vetëm 5 minuta më vonë, mbrojtësi Nico Schloterbeck shënoi golin e tretë me kokë, pas një asisti të marrë nga Brajan Gruda.
Talenti me origjinë shqiptare la gjurmë të rëndësishme në këtë përballje. Në minutën e 71-të, ai dhuroi asistin e dytë për Florian Wirtz, i cili realizoi golin e katërt për gjermanët. Vetëm 7 minuta më vonë, Gruda shënoi vetë golin e pestë dhe të fundit të takimit.
Ky rezultat shënon humbjen më të thellë të Holandës në historinë e përballjeve me Gjermaninë që nga viti 1959. Falë këtij suksesi, gjermanët e mbyllin grupin në vendin e parë. Nga ana tjetër, holandezët kualifikohen falë rezultateve më të mira në ndeshjet direkte kundër Greqisë.
Kombëtarja greke fitoi 1-0 ndaj Serbisë, por mbeti jashtë. Ata bëhen ekipi i parë në historinë e turneut që nuk kalon grupin pavarësisht se grumbulluan 11 pikë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
