Menjëherë pas vendimit të Qeverisë për një projekt të ri për çarmatimin e popullsisë, specialistët e Ministrisë së Rendit kanë filluar të zbërthejnë në detaje rrugën e re të grumbullimit të armëve. Janë disa projektligje për të vendosur një strategji të sukseseshme në këtë aksion kombëtar të lënë në harresë. Ministri i Rendit Petro Koçi shprehet optimist për vendimin e fundit dhe është i vendosur që të mos dështojë. Zyrtarë të lartë të Ministrisë shprehen se shpërblimi i një informatori si dhe ruajtja e anonimatit, do ti nxisë ata që duan rend dhe qëtësi të bashkëpunojnë me policinë. Nga 600 mijë armë që u morën në depo gjatë vitit të kaluar deri më tani janë mbledhur vetëm një pjesë fare e vogël e tyre.

Pamje armësh, Ministria e Rendit, ministri i Rendit Petro Koçi./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili