Zvicra dhe Kanadaja kanë siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të Botërorit. Helvetët kaluan si kryesues të Grupit B me 7 pikë, pas fitores 2-1 ndaj Kanadasë, e cila e mbylli në vendin e dytë me 4 pikë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta ishte tjetër histori. Dy g9ola të shpjetë nga Vargas në minutën e 46-të dhe Manzambo në minutën e 57-të, i dhanë avantazhin e dyfishtë Zvicrës.

Kanadaja reagoi dhe ngushtoi shifrat në minutën e 76-të, me golin e Promise David. Kanadezët provuan deri në fund, por nuk ia dolën të barazojnë dot, duke u kualifikuar nga vendi i dytë, me pikë të barabarat me Bosnjën, por ballkanasit u penalizuan nga golavarazhi dhe mbetën në vendin e tretë.

Standings provided by Sofascore

Në ndeshjen tjetër, Bosnja triumfoi 3-1 ndaj Katarit. Supergoli i Alajbegovic në minutën e 29-të dhe autogoli i Abunada, i dhanë avantazhin ballkanasve, që u ndëshkuan në minutën e 42-të nga Al Haydos.

Në pjesën e dytë, Bosnja vulosi fitoren 3-1, me golin e Mahmic në minutën e 80-të. Boshnjakët kanë mundësinë e kualifikimit nga vendi i tretë.


REZULTATET

Zvicër-Kanada 2-1

Vargas 46′, Manzambi 57′ / David 76′

Bosnjë Hercegovinë-Katar 3-1

Alajbegovic 29′, Al Brake 34′ (Aut), Mahmic 81′ / Al Haydos 42′


RASTET DHE GOLAT


Bosnja shënon golin e tretë ndaj Katarit 

Rihapet sfida, Kanadaja i shënon Zvicrës

Zvicra dyfishon shifrat, Manzambi nuk fal ndaj Kanadasë

Zvicra e nis pjesën e dytë “zjarr”, Vargas zhbllokon takimin

Katari nuk dorëzohet, ngushton shifrat ndaj Bosnjës

Autogol i Katarit, Bosnja dyfishon shifrat

Një supergol zhbllokon sfidën, Bosnja në avantazh ndaj Katarit  

Nuk i besojnë syve te Kanadaja, portieri i Zvicrës bën heroin

Rast i artë shënimi për Zvicrën, Embolo “fal” Kanadanë


FORMACIONET ZYRTARE

ZVICËR-KANADA

Zvicra: Kobel, Rodriguez, Akanji, Elvedi, Jaquez, Xhaka, Freuler, Vargas, Sow, Manzambi, Embolo.

Kanadaja: Crepeau, Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea, Buchanan, Choiniere, Saliba, Ahmed, David, Larin.

BOSNJË HERCEGOVINË-KATAR

Bosnja: Vasilj, Kolasinac, Malic, Katic, Radeljic, Alajbegovic, Basic, Sunjic, Bajraktarevic, Dzeko, Demirovic.

Katari: Abunada, Pedro Miguel, Khoukhi, Laye, Al Brake, Gaber, Fathi, Boudiaf, Al Haydos, Afif, Edmilson Junior.