Pep Guardiola ka sinjalizuar largimin e tij nga Manchester City sapo të përfundojë kontrata, pasi ndihet i lodhur.

Pas gati një dekade me plot suksese te Manchester City, Pep Guardiola ka lënë të kuptohet se do të largohet nga detyra e trajnerit sapo të përfundojë kontrata e tij në Etihad Stadium.

Në një intervistë për GQ España, spanjolli tregoi planet se po përgatitet të tërhiqet nga një profesion që e ka konsumuar për më shumë se dy dekada.

Guardiola: “E di që pas kësaj eksperience me Manchester Cityn do të ndalem, kjo është e sigurt, e kam vendosur tashmë! Do të largohem sepse kam nevojë të ndalem dhe të përqendrohem te vetja, te trupi im… Puna e një trajneri është 24 orë / 7 ditë në javë. Nëse nuk e bën, nuk do t’ia dalësh! Presioni mbi supe është i jashtëzakonshëm…“

Guardiola bëri shaka duke thënë se e ndien veten si një 75-vjeçar. Por edhe pse kjo punë e ka lodhur, Guardiola shprehu dashuri të thellë për futbollin dhe problemet që ai mbart.

Klan News

/tvklan.al