Sinoptikanët: Mund të bëni plazh dhe në Shtator

Gushti do të mbyllet me temperatura të larta. Sinoptikanët parashikojnë një të diel të nxehtë që shënon dhe zyrtarisht ditën e fundit të verës.

E ndërsa Shtatori pritet të nisë i freskët, temperaturat do të bien, por sërish do të kemi ditë me diell për t’i shfrytëzuar për plazh, pasi termometri do të shkojë 35 gradë, njëlloj si në verë.

“Nga 31 Gushti dhe tre ditët e para të Shtatorit ku do të kemi prezencë të vranësirave të reshjeve të pakta në territor. Është një situatë e përkohshme ku do të kemi freski të motit. Duke filluar nga e enjtja do të kemi përmirësim të motit”.

Ashtu si edhe në vitet e shkuara Shtatori do të na ofrojë ditë të shumta me diell duke na bërë të kujtojmë se jemi ende në vere, por hera-herës do të ketë edhe reshje shiu.

Tv Klan