Harry Kane fiton Topin e Artë pas një sezoni të jashtëzakonshëm, por ky triumf nuk mund të kalonte pa polemika.

Ish-ylli i Real Madridit, Guti, ka vënë në pikëpyetje vendimin, duke ngritur dyshime për një koinçidencë që, sipas tij, është tepër e çuditshme.

Ceremonia e 70-vjetorit të Topit të Artë u zhvendos nga Parisi në Londër, qytetin ku ka lindur sulmuesi anglez, i cili aktualisht aktivizohet te Bayern Munich.

“Ceremonia zhvendoset në Londër dhe fiton dikush nga Londra. Çfarë koinçidence e pabesueshme”, tha Guti.

Guti vuri në dukje edhe habinë e Kane në momentin e shpalljes së fituesit, duke pretenduar se sulmuesi nuk e priste këtë sukses.

“Po ju them, kur pashë shprehjen e fytyrës së tij kur u shpall emri i Harry Kane, ai kurrë në jetën e tij nuk kishte menduar se do ta fitonte. Kurrë. Mendoj se ai priste që si Lamine Yamal, ashtu edhe Mbappe të renditeshin përpara tij. Mjafton të shihni fytyrën e tij!”, tha Guti.

Përtej teorive të diskutuara në studion spanjolle, ndarja zyrtare e votave tregoi se gara ishte jashtëzakonisht e fortë.

Vincent Garcia, kryeredaktori i revistës France Football, konfirmoi se diferenca përfundimtare e fitores ishte jashtëzakonisht e ngushtë.

Klan News

/tvklan.al