Zgjedhja e tij është sensacionale – edhe pse emri i tij herë pas here është përmendur si pasuesi i mundshëm i Papa Françeskut. Për herë të parë një kardinal nga SHBA zgjidhet kreu i Kishës Katolike. Në kohën e presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe rendit të tij të ri botëror një papë amerikan nga SHBA-ja do të jetë tani si kundërshtari i tij roman.

Papa i ri, i cili zgjodhi emrin Leo i XIV më shumë se njëqind vjet pas papës së fundit Leo, vjen nga Çikago. Ai lindi atje më 14 Shtator 1955. Por pas shkollës, studimeve dhe shugirimit si prift më 1982, ai u largua nga SHBA-ja dhe nuk ka jetuar më atje për kohë të gjatë. Prevost studioi dhe mbrojti doktoraturën në Romë.

Drejtues i urdhërit të Augustinëve

Që nga viti 1977 ai i përket bashkësisë së urdhërit të Augustinëve. Ky urdhër i themeluar në shekullin e 13 i ka sot pikërendesat e veta tek përkujdesi shpirtëror dhe puna arsimore. Që nga viti 1987 deri më 2001 ai ka qenë në funksione të ndryshme aktiv në Peru, përkohësisht edhe si profesor teologjie, së fundi si kreu i Augustinëve të provincës në këtë vend.

Më 2001 amerikani peruan nga SHBA-ja u vendos në Romë dhe u bë drejtuesi i përgjithshëm i urdhërit të Augustinëve, si anëtari me hierarkinë më të lartë në këtë urdhër. Ai e kishte rezidencën në një kompleks impresionant direkt jashtë kolondave të shehsit të Shën Pjetrit. Arkës së urdhërit me siguri që i ka favorizuar fakti, se gjatë konklavës këto ditë televizione të ndryshme përdorën tarracën e ndërtesës për transmetimet e drejtpërdrejta nga Roma.

Por rrugëtimi i Prevosts e ktheu atë sërish në Peru, përsëri në veri të vendit, që konsiderohet si një ndër rajonet më të varfëra në mos më i varfëri i vendit. Papa Françesku e emëroi atë në nëntor 2014 ipeshkv dhe e dërgoi në Çikago, fillimisht si administrator apostolik, e nga shtatori 2015 si kryeipeshkv.

Gjatë dekadës së shkuar – Peruja është shumë larg Romës, kisha e vendit herë pas here nën influencën e forcave reaksiona nga SHBA – ka pasur probleme të ndryshme kishtare. Pra Françesku kurrësesi nuk ka dërguar në Peru, ndokëns që nuk donte ta kishte në Romë.

Kontakte të rregullta me Vatikanin

Që nga viti 2019 dhe 2020 Papa Françesku e bëri Robert Prevost anëtar të dy kongregacioneve të rëndësishme romane. Kjo do të thotë për ipeshkvin kontakte të rregullta në Vatikan. Në fund të janarit 2023 kjo u pasua me një hap tjetër: Prevost u bë prefekt i dikasteriumit për ipeshkvët (një autoritet i rëndësishëm i një kishe, në të cilën shumë etër shpritëror duan të bëjnë karrierë) dhe president i komisionit papnor për Amerikën Latine. Në konsistoriumin e tij të fundit në dhjetor 2024 Farnçesku e emëroi cardinal njeriun e urdhërit.

E pazakontë, që vetëm pesë muaj më vonë, kardinali më i ri ngjitet në karrierën kishteare në drejtuesin e saj. Kardinalët e zgjodhën atë papë. Gazetat italiane qysh në vigjilje të konklavës e rendisnin atë si kandidatin e mundshëm, duke e vlerësuar atë si “ndërmjetësuesi amerikan”, i cili – sipas gazetës “La Stampa” – mund të bëhet “surpriza e konklavës”. Amerikani përcjell një “rreptësi doktrinore, dhembushuri baritore dhe një vizion misionar të evangjelizmit”.

Jo kthim pas nga Françesku?

Zgjedhja e Prevosts padyshim që nuk nënkupton kthim pas prej viteve të Françeskut. Në shumë drejtime, pikërisht sa u përket çështjeve sociale, amerikani nga SHBA-ja do të ndjekë gjurmët e argjentinasit. Por për çështje të tjera Prevost është pozicionuar dallueshëm ndaj papës. Lidhur me temën e diskutueshme të shugirimit të grave ai ka tërhequr vëmendjen, se kisha duhet të jetë ndryshe nga shoqëria. Shugirimi i grave “nuk e zgjidh problemin”, por ndoshta krijon një problem të ri.

Mbetet të shihet, se sa me rigorozitet apo gjerësisht Leo i XIV do t’i trajtojë temat. Por ai bënte pjesë ndër 55 kardinalët e konklavës. Që kanë qenë të lidhur ,e sinodat botërore në Tetor 2023 dhe Tetor 2024.

/DW