Gjykata Speciale ka vendosur vijimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ata akuzohen së bashku me ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin, për akuzat vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Këto vendime i mori nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, me arsyetimin se duhet të mbesin në paraburgim për arsye proporcionale dhe të nevojshme, për të cilat për Thaçin tha se ende nuk është zhdukur rreziku i pengimit të procedurave me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka thënë se ende vazhdon dyshimi ndaj Thaçit për kryerjen e veprave penale për të cilat ai është i ngarkuar.

Në vendim thuhet se Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e dhomave te specialisuara te kosoves si dhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit.

Thaci akuzohet si i përfshirë përmes ndikimit mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të akuzuarit në këtë çështje

Sophie Menegon dhe Luka Mishetiq që paraqesin mbrotjen e Thaçit nuk kanë parashtruar përgjigjje ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit.

Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzën e dytë kundër Thaçit në dhjetor të vitit 2024 për pengim të drejtësisë.

Klan News

/tvklan.al