Hailey Bieber është përzgjedhur si ylli i revistës prestigjioze Vogue për muajin qershor. Kopertina tashmë  është postuar dhe fotot janë fantastike, por vëmendjen e ka marrë postimi i Justin Bieber.

Ai ka ndarë disa prej fotove duke i shoqëruar me një shkrim disi të çuditshëm. Këngëtari shkruan se dikur i ka thënë bashkëshortes se ajo “s’do të ishte kurrë në një kopertinë të Vogue”. Ai lë të kuptohet se me pjekjen, i vjen keq për këtë duke dhënë një mesazh për të  pranuar gabimet, ndonëse tingëllon paksa…i pazakontë.

“Kjo më kujton kohën kur  unë dhe Hailey patëm një grindje të fortë. I thashë Hails se ajo s’do të ishte  kurrë në kopertinën e Vogue. E di, shumë i lig. Për njëfarë arsyeje, ndihesha i mosrespektuar. Mendova  duhet të barazohem… Mendoj se ndërsa piqemi, kuptojmë se nuk po zgjidhim gjë duke u sjellë në të njëjtën mënyrë. Thjesht po zvarrisim atë që vërtet duam që është intimiteti dhe lidhja. Kështu që zemër ti e di tashmë, por më fal që thashë se ti s’do të arrije dot një kopertinë të Vogue sepse qartazi e kisha gabim.”

Disa komentues i shkruajnë se është ende në kohë për ta ndryshuar përshkrimin e fotos dhe thjesht ta urojë e ta mbështesë Hailey, por deri më tani postimi vijon të jetë i njëjti./tvklan.al