Në episodin e së mërkurës, 18 shkurt, të podkastit “Therapuss”, Hailey Bieber foli për pikëpamjen e saj rreth shëndetit dhe fushës mjekësore, si një obsesion i saj i hershëm.
“Disa vite më parë, pata një situatë të çmendur mjekësore. Pata një goditje të vogël në tru. Pastaj zbulova se kisha këtë defekt në zemër me të cilin kisha lindur, kështu që më duhej të bëja një ndërhyrje kirurgjikale, gjë që tingëllon vërtet e çmendur, por hyra e dola nga spitali po atë ditë”, u shpreh Hailey.
Hailey u shtrua në spital në mars të vitit 2022 për një goditje të vogël në tru. Më pas, në prill të vitit 2022, ajo zbuloi se iu nënshtrua një procedure mbyllëse të foramen ovale (PFO) për të mbyllur një vrimë në zemrën e saj, e cila sipas saj, shkoi shumë mirë.
Pas kësaj ngjarje të rëndësishme për shëndetin e saj, ajo tha se rivlerësoi vigjilencën për mirëqenien e saj sërish.
“Kjo situatë më bëri pak më shumë të vetëdijshme për trupin tim dhe pak më nervoze për gjërat dhe për t’i mbajtur ato nën kontroll. Por gjithmonë kam qenë shumë e fokusuar dhe e magjepsur nga shëndeti”, pranoi ajo.
Në podkast, Hailey Bieber, bashkëshortja e Justin Bieber, pohoi dhe se ky obsesion me shëndetin dhe mjekësinë e ka shtyrë të hapë kompaninë e saj të bukurisë, “Rhode”.
Kujtojmë se po në vitin 2022, Justin Bieber, bashkëshorti i Hailey, me të cilin ka një djalë 17 muajsh, Jack Blues, u përball gjithashtu me një pengesë shëndetësore, nga ku mori pushim nga turnetë e tij, pasi u diagnostikua me sindromën Ramsay Hunt, e cila i shkkatoi paralizë të pjeshme të fytyrës.
“Kjo është mjaft serioze siç mund ta shihni. Do të doja të mos ishte kështu. Por padyshim, trupi im po më thotë se duhet të ngadalësoj”, tha Justin në një video në Instagram, në qershor të atij viti.
/tvklan.al












Botërori 2026 
