Hamasi refuzon të dorëzojë armët, siç kanë bërë thirrje i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Steve Witkoff, dhe disa vende arabe e përndimore.

Në një deklaratë për shtyp, organizata që sundon Rripin e Gazës thotë se nuk do të ç’armatoset, deri kur të arrihet qëllimi i tyre kryesor, krijimi i një shteti kombëtar palestinez, krejtëissht i pavarur dhe me të drejta të plota.

Në deklaratë, Hamas akuzon Shtetet e Bashkuara se po mbështesin Izraelin duke u bërë mbështetës të një krimi siç është nënshtrimi i popullsisë përmes kërcënimit me uri.

Në një deklaratë të mëherëshme, Steve Witkoff i kërkoi Hamasit të dorëzojë armët, duke thënë se kriza në Rripin e Gazës është shumë pranë zgjidhjes, siç është edhe kërkesa kryesore e Izraelit veç lirimit të pengjeve të mbetur në duart e tyre.

Hamasi publikoi edhe këtë videomesazh tronditës të Evyatar David, një prej pengjeve izraelitë të mbetur ende në duart e tyre, i cili shfaqet në një nga tunelet nëntokësore të kësaj organizate. Ai shfaqet me lopatë në dorë dhe thotë se po i hap varrin vetes, pasi si pengjet e tjerë, po vdes nga uria. David shfaqet tepër i dobësuar.

Pamjet kanë prekur opinionin publik në Izrael, ndërsa protestat që i kërkojnë qeverisë lirimin e pengjeve dhe fundin e luftës në Gaza po bëhen gjithnjë e më shumë masive.

Tv Klan

/tvklan.al