Luis Hamilton triumfon ne Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe. Në garën e dhjetë të Formula 1, piloti britanik i Mercedesit fitoi, pavarësisht se u penalizua. I dyti doli piloti i Ferrari-t Çarles Leklerk, ndërsa i treti piloti i Mercedesit, Valteri Botas. Në vend të katërt e përfundoi garën Lando Norris, e pas tij piloti i McLaren, Daniel Riçiardo.

Hamilton u konsiderua fajtor nga komisarët e garës dhe u penalizua me 10 sekonda për përplasjen me pilotin e Red Bullit, Vershtapen, në xhiron e parë. Holandezi e braktisi garën. Ai u dërgua në spital ku iu nënshtrua një vizite mjekësore, si masë paraprake për të shmangur probleme të mundshme shëndetësore.

Gara u ndërpre pas incidentit dhe Leklerk e nisi si kryesues. Piloti i Ferarit e mbajti këtë pozicion deri në dy xhirot e fundit, kur piloti i Mercedesit e parakaloi, ironikisht në të njëjtën kthesë ku ai u përplas me Vershtapenin.

Për të ndjekur garën e Formula 1 ishin të pranishëm 140 mijë persona. Hamilton e çon diferencën me Vershtapenin në tetë pikë në garën për titullin kampon të pilotëve të Formula 1.

Klan News