Rama: Këtë vit përfundojmë 100 objekte arsimore
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla panë sot nga afër ambientet e reja të shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnje, e cila hapi dyert në prag të festës së 7 Marsit.
E rindërtuar me standardet më të mira bashkëkohore, kapacitete të shtuara, bibliotekë, laboratorë të rinj e terrene sportive moderne, kjo shkollë siguron kushtet më të mira për 700 nxënës dhe mësues.
Përmes një statusi një rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive do të përfundojë ndërtimi dhe rehabilitimi i 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
