Një ditë përpara referendumit historik për emrin në Maqedoni, këtë të shtunë votojnë emigrantët, personat me probleme shëndetësore dhe të burgosurit.

Votimi jashtë kufijve është kryer në 33 qendra konsullore. Më e frekuentuara është ajo në kryeqytetin zviceran, Bern. Më shumë se 1 milionë e 800 mijë maqedonas janë regjistruar në listat zgjedhore për këtë referendum.

Pyetja drejtuar tyre është:

“A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”?

Sot vendi është në heshtje zgjedhore. Muajin e fundit Maqedoninë e vizituan krerët më të lartë botërorë, duke shprehur mbështetjen për referendumin.

Tv Klan