Sipas rregullores, pas mbylljes së afatit të kandidimit, brenda 10 ditësh, në rastin konkret brenda 18 tetorit, KLP vlerëson nëse prokurorët që kanë aplikuar plotësojnë kushtet formale ligjore.
Me miratimin e kandidaturave, ata do të dëgjohen nga anëtarët e Këshillit të Lartë në seanca publike, ku secili prokuror do të paraqesë platformën dhe vizionin e tij të drejtimit.
Anëtarët e këshillit do të bëjnë pikëzimin e tyre dhe më pas votimin; ky i fundit duhet të jetë publik.
Kushtetuta parashikon se kreu i Strukturës së Posaçme zgjidhet me shumicë të votave të KLP-së dhe në rastet kur kandidatët marrin numër të barabartë votash, procesi i votimit përsëritet mes atyre kandidatëve.
Ndërkohë, në rastet kur procesi i përzgjedhjes mbyllet pa një fitues për shkaqe të ndryshme, KLP mund të caktojë vetë përkohësisht drejtues një nga prokurorët e posaçëm.
Drejtuesi aktual i SPAK, Altin Dumani, duhet të lirojë zyrën për pasuesin e tij në këtë detyrë në datën 18 dhjetor, teksa drejtuesi i ri, i cili do të jetë i treti që kjo strukturë ka pasur nga nisja e punës në 2019, do të qëndrojë në krye deri në dhjetor 2028.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 