Hapet në njërën anë të tij, By Pass-i i Fierit, që pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve që shkojnë drejt jugut, me fluks të lartë veçanërisht gjatë sezonit turistik. Ky investim shmang trafikun që krijohej në segmentin Fier-Levan ndërkohë që rruga drejt Vlorës shkurtohet me 35 minuta.

Tashmë pas një historie të gjatë ngërçi e bllokimi si rezultat i një kontrate dhe projekti me probleme serioze, By Pass-in e Fierit, është drejt përfundimit. Brenda muajit Nëntor ky segment do të jetë plotësisht i hapur.

Tv Klan