“Rëndësi ka që meqë do kthejmë rrugë kombëtare, rrugën e karvaneve, karvani të eci përpara, pastaj qent të na rrojnë se na kujtojnë që jemi përpara”, shprehej Rama kur nisën punimet për tunelin.

Pas 7 vitesh pune dhe lajmërimeve të herëpashershme se punimet ishin në fund, por gjeologjia i “surprizonte” ndërtuesit, vetëm këtë 14 Mars u bë e mundur hapja e tunelit të Murrizit.

Me tupana e me valle dibranët iu gëzuan hapjes se tunelit pjesë e Rrugës së Arbrit e premtuar prej 100 vjetësh nga çdo qeveri e që do i sjellë në Tiranë në vetëm 75 min.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe krah tij është dhe tuneli i emergjencës të cilit po i jepet dora e fundit dhe do të jetë dhe ai funksional.

“Ka 11 hyrje dhe dalje tuneli i emergjencës, vazhdojmë me disa punime të fundit”, shprehet Balluku.

I gjithë ky aks nga Tirana në Dibër është 74 km nga të cilat 10 km janë në total teë gjithë tunelet dhe 1.4 km urat që shtrihen në të gjitheë gjateësinë e rrugeës. Një investim që u bë në partneritet me një kompani private e që mori kosto të shtuara për shkak se nuk ishin parashikuar të gjitha të papriturat gjeologjike që kërkuan një përforcim të shtuar hekuri. Por që Rama ka siguruar dhe me herët se nuk i kane rënduar asnjë qindarkë me tepër buxhetit teë shtetit pasi janë përballuar nga kompania private.

I vetmi segment ku ende punohet në këtë aks është ai Maqëllare-Peshkopi, por ministrja e Infrastrastrukturës premton se do të përfundojë në muajin Prill.

Tv Klan