Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth 3 muaj pas dëmtimit të pësuar në barazimin 1-1 ndaj Koln mbrëmjen e së premtes, më 20 nëntor.
Futbollisti 33-vjeçar dhe fituesi në fuqi i “Topit të Artë” u detyrua të linte fushën në minutën e 20-të pas një goditjeje në kyçin e këmbës së majtë, duke i lënë vendin të riut Bischoff, ndërsa në pushim u zëvendësua për shkak dëmtimi edhe Michael Olise.
Sulmuesi anglez i është nënshtruar operacionit dhe do të jetë jashtë për 3 muajt e ardhshëm.
Me këtë dëmtim, Kane bëhet fituesi i tretë radhazi i “Topit të Artë” që përballet me probleme fizike pas marrjes së këtij çmimi, pas Rodrit dhe Ousmane Dembele.
Në vitin 2024, mesfushori i Manchester City, Rodri, u shpall futbollisti më i mirë në botë dhe pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar, e cila i mbylli para kohe sezonin.
Një vit më vonë, në 2025, çmimin e fitoi sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, i cili vuante nga një problem në muskulin e pasmë të kofshës së djathtë dhe mbeti jashtë fushave për rreth 1 muaj edhe pas ceremonisë. Pas rikthimit të tij më 4 nëntor 2025, futbollisti francez pësoi një tjetër dëmtim në pulpën e këmbës së majtë, duke munguar sërish për një periudhë prej 20 ditësh.
/tvklan.al












Botërori 2026 
