Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë ka vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi i cili vdiq të dielën, më 16 Mars.
Sipas asaj që raporton gazetarja Blerta Dalloshi Berisha, Thaçi ka qëndruar për rreth 15 minuta pranë varrit të babait ku ka lënë edhe një kurorë me lule. Më pas ai në masa të rrepta sigurie ka shkuar në banesën e familjarëve të tij.
Kujtojmë që Gjykata Speciale nuk e lejoi Thaçin të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij që u mbajt të martën, më 18 Mars në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.
Ky vendim i Speciales ka ngjallur reagime të shumta mbrëmë, duke e quajtur si çnjerëzore.
Pak ditë para vdekjes, ish-presidenti erdhi në Kosovë për ta vizituar babanë e tij në QKUK i cili ishte i shtrirë aty për disa ditë për shkak të gjendjes shëndetësore./tvklan.al