Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi lë Shqipërinë dhe ikën në Zvicër. Thaçi sapo ka mbërritur në Shqipëri të shtunën pasdite, pasi ishte takuar në Prishtinë me kryeministrin shqiptar Pandeli Majko është akomoduar në bllokun e vilave qeveritare në Durrës. Për herë të parë në jetën e tij siç është shprehur vetë është futur në bllokun e famshëm të ish-udhëheqësve komunistë shqiptarë.

Hashim Thaçi, Xhavit Haliti dhe të tjerët që i shoqëronin janë takuar me Presidentin Shqiptar Rexhep Mejdani në vilën e tij. Të dielën Thaçi në shoqërinë e Mejdanit ka kaluar disa orë në plazhin e bllokut ku nuk kanë munguar dhe takimet private me Majkon, Gjinushin dhe politikanë të tjerë shqiptar.

Në bllokun e Durrësit në rezidencën pranë detit Thaçi ka qëndruar deri pasditen e të dielës së djeshme dhe më pas është nisur drejt Rinasit për të shkuar në Zvicër. Ketu Thaçi do nisë turneun e takimeve të tij me politikanët e disa vendeve evropiane. Vizita e tij e shpejt në Bllok dhe takimet e tij flesh me liderët shqiptar mësohet që përveç anës private ka shërbyer dhe për një unifikim të qëndrimit politik të Tiranës dhe Prishtinës përball qëndrimit dhe kërkesave të perëndimit./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj