Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se së shpejti do të mbahet një takim mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështjen e presidentit. Pas takimit me partitë parlamentare, pa përfshirjen e opozitës, Haxhiu u shpreh se është njoftuar nga kryetari i VV-së se do ta ftojë së shpejti në takim LDK-në. Ajo ka bërë thirrje që partitë politike të nisin të flasin me emra konkretë për kandidatura për president.
Haxhiu ka shprehur keqardhje që partitë opozitare refuzuan takimin. Ajo ka komentuar kërkesën e opozitës që fillimisht të ketë konstituim të Kuvendit dhe më pas të diskutohet për Qeverinë dhe presidentin.
Ndërkohë, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas takimit me Haxhiun nuk ka dhënë detaje se kur do të kërkojë vazhdimin e seancës konstituive.
Deputetët e PDK-së dhe AAK-së janë mbledhur sërish në sallën e Kuvendit dhe do të procedojnë kërkesën për seancën e radhës pas 48 orësh. Ftesën e Haxhiut e kanë refuzuar krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 