Aktorja turke Alina Boz e cila u bë e njohur nga shqiptarët me rolin e “Hazall” në serialin “Fate të kryqzuara”, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se është infektuar nga Covid-19 më datë 7 Shtator.

Alina ka treguar se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj.

I dashuri i saj Mithat Can Ozer është parë së fundmi duke shëtitur qenin e tij në rrugë pa vendosur maskën dhe duke thyer rregullat.

Ai ka marrë kritika të shumta, por i pyetur nga gazetarët, Mithat është shprehur se ai e ka bërë testin dhe ka rezultuar se është negativ. Për të dashurën e tij, ai ka treguar se është shumë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka rifilluar sërish xhirimet e serialit “Ask 101”. /tvklan.al