Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë duke zhvilluar konsultime për një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit. Kështu ka konfirmuar edhe deputeti i LDK‑së, Lutfi Haziri.
Sipas tij, qëllimi është arritja e një marrëveshjeje sa më shpejt për të siguruar funksionalitet institucional dhe shmangien e krizës politike.
Ka mohuar se në këto diskutime po bëhet fjalë për ndarje apo ndërrim pozicionesh politike. E Glauk Konjufca, që është kandidat për president, është shprehur i gatshëm të tërhiqet nga gara nëse opozita arrin të propozojë një kandidat unifikues.
Por kreu i AAK‑së mendon se Kurti ka synim shkuarjen në zgjedhje.
Gjykata Kushtetuese ka caktuar 28 prillin si afat të fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 