Artisti i mirënjohur shqiptar Helidon Xhixha ka ekspozuar projektet e tij më të reja në Itali. Vepra e parë, “Un Fiat… Dialoghi di Luce” i kushtohet 800 vjetorit të vdekjes së Shën Françeskut.
Skulpturat monumentale prej çeliku inoks janë një reflektim mbi marrëdhënien mes emocioneve dhe krijimit, mes kujtesës dhe kohës bashkëkohore.
Vepra kryesore e të gjithë projektit është Tau, e realizuar posacërisht si homazh për 800-vjetorin françeskan dhe u vendos në Assisi, qytetin e shenjtorit.
Instalacioni bën bashkë vlerat shpirtërore, thjeshtësinë, bashkimin dhe paqen tipike të traditës françeskane.
Në përfundim të ekspozitës, Tau do t’i dhurohet qytetit të Assisi-t, duke u bërë pjesë e pasurisë publike si një shenjë e përhershme e dialogut mes artit bashkëkohor dhe shpirtërores.
Ndrëkohë, Roma ka mirëpritur një tjetër vepër të skulptorit Helidon Xhixha. “Lumen ex Terra”, ose Dritë nga Toka u vendos në Case Romane del Celio, një nga mjediset arkeologjike më mbresëlënëse të kryeqytetit Italian.
Sipas emërtimit të saj, vepra është konceptuar si një dritë që del nga thellësia, që përshkon materien dhe rikthen kujtesën.
Veprat e Xhixhës, të realizuara kryesisht në çelik inox të lustruar në pasqyrë, dallohen për aftësinë e tyre për ta shndërruar materien në një sipërfaqe reflektuese dhe dinamike.
Helidon Xhixha është ndër skulptorët kryesorë bashkëkohorë. I formuar mes Milanos dhe Londrës, që nga mesi i viteve 2000 instalacionet e tij janë prezantuar në kontekste të rëndësishme ndërkombëtare.
/tvklan.al












Botërori 2026 