Pas helmimit të gjashtë fëmijëve të grupmoshës 4-vjeçare në një prej kopshteve të Korçës, të cilët shfaqën probleme pasi konsumuan drekën, prindërit shprehen se kjo mund të ketë ndodhur nga mungesa e kontrollit të ushqimeve.
“Fëmijët me sa na tha djali kishte pilaf, që dyshohet siç më tha dhe ai kishte dhe copa mish pule, kos, ndërkohë që dhe në mëngjes kishte ngrënë bukë me vezë. Unë nuk besoj se mund të jetë një gjë me qëllim, ose mund të jetë diçka nga pakujdesia ose nga kontrolli i produkteve të para që merren. Puna është që ata janë fëmijë shumë të vegjël edhe situata të tilla i rëndojnë shumë organizmin dhe për hir të së vërtetës në momentet e para u trembëm pak për gjithçka ndodhi. Kështu që kërkojmë që të paktën të jetë kujdesi një çikë më i lartë, sidomos edhe te fëmijët, edhe të shtohen pak ndoshta më shumë kontrollet ose dhe përgjegjësia e njerëzve që janë afër fëmijëve, sepse janë pothuajse të pambrojtur në moshën që janë”, tha një prind Koço Xexo.
Policia dhe ekspertët kanë nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke e pediatrisë se Spitalit Rajonal të Korçës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 