9 fëmijë të jetimores së Vlorës janë shtruar pak ditë më parë në Spitalin Infektiv të këtoj qyteti. Drejtoria e Shtëpisë së Fëmijës e ka mbajtur të fshehtë lajmin, pasi fëmijët kryesisht të moshës 1 deri në 5-vjeç kishin simptoma helmimi, që duket se është shkatuar nga pakujdesia e punonjësve të jetimores. Mjekët tregojnë se kur janë sjellë në spital fëmijët kanë qenë në gjendje të rëndë.

Gazetari: “Me çfarë simptomash erdhën fëmijët?”

Mjekja: “Me bark, me të vjella, me temperaturë.”

Gazetari: “Ishte një virus?”

Mjekja: “Analizat, nesër i presim të vijë përgjigjja, tani për virus thonë më tepër, por nuk e dimë si do të dalin.”

Skandali është marrë vesh vetëm pasi janë pezulluar nga puna 7 punonjës të jetimores, të cilët do të mund të kthehen në punë vetëm nëse analizat do të rezultojnë se fëmijët nuk janë helmuar nga pakujdesia e tyre, në të kundërt, ata rrezikojnë që të ndiqen penalisht.

“Po doli konkluzioni që është virozë, nuk do të dënohet asnjë. Drejtoresha është për tjetër problem. Ka qenë një kontroll financiar, nuk është për këtë.”/tvklan.al