Astrologia Chrysanthi Kalogeri, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ka bërë parashikimin astrologjik për 12 shenjat e zodiakut, duke u ndalur te ndikimi i Hënës së Plotë në shenjën e Binjakëve, më 24 nëntor.

Sipas saj, kjo ngjarje astrologjike do të sjellë paqëndrueshmëri emocionale, situata të papritura, anulime dhe momente kur mund të jetë e vështirë të ruhet kontrolli. Kalimi i Marsit në shenjën e Virgjëreshës, në fund të datës 25 dhe në fillim të datës 26, pritet të intensifikojë më tej këto ndikime, duke krijuar mundësi për tensione dhe përplasje.

Megjithatë, astrologia theksoi se periudha nga 27 deri më 29 nëntor do të jetë më e favorshme, falë një aspekti harmonik mes Afërditës dhe Jupiterit. Këto ditë mund të sjellin fat në marrëdhënie, bashkëpunime dhe çështje financiare.

Sipas Kalogerit, më të ndikuarit nga Hëna e Plotë do të jenë Binjakët, Shigjetarët, Virgjëreshat dhe Peshqit, veçanërisht personat e lindur në 10-ditëshin e parë të këtyre shenjave.

Dashi

Përgatituni për takime të papritura dhe biseda që mund të nisin në një mënyrë e të përfundojnë krejt ndryshe. Mund të gjendeni përballë vendimeve që kërkojnë reagim të menjëhershëm, por mos u tregoni impulsivë. Një mik apo një person i rëndësishëm mund t’ju shtyjë të ndryshoni planet, ndaj verifikoni mirë gjithçka përpara se të veproni. Nga data 26 deri më 29 nëntor keni mundësi shumë të mira për të përmirësuar marrëdhëniet, për të realizuar bashkëpunime dhe për të zgjidhur situata të bllokuara. Pas datës 26, përqendrohuni më shumë te puna dhe përditshmëria.

Demi

Financat do të jenë në qendër të vëmendjes. Mund të përfitoni nga puna ose të merrni një mbështetje financiare që nuk e prisnit. Megjithatë, përgatituni edhe për ndryshime në të ardhurat tuaja, shpenzime të paplanifikuara apo lëvizje në vendin e punës. Kalimi i Marsit në Virgjëreshë nis një periudhë mjaft aktive për ju, por mund të sjellë edhe çështje që lidhen me fëmijët dhe personat e dashur. Shfrytëzoni datat 26-29 nëntor për të zgjidhur probleme që lidhen me shtëpinë dhe përditshmërinë tuaj.

Binjakët

Hëna e Plotë në shenjën tuaj zgjon dëshirën për liri, pavarësi dhe ndryshime. Mund të ndiheni të lodhur nga rutina dhe të kërkoni të çliroheni nga gjithçka që ju duket pengesë. Megjithatë, mos merrni vendime përfundimtare për ndarje apo ndryshime të rëndësishme në marrëdhëniet tuaja nëse nuk jeni plotësisht të bindur. Nga data 26 e tutje, tregohuni të kujdesshëm me çështjet familjare dhe shmangni konfliktet. Në dashuri priten takime interesante, ndërsa mund të bëni edhe hapa të rëndësishëm për planet tuaja të së ardhmes.

Gaforrja

Përpiquni të gjeni qetësinë shpirtërore, pasi ajo është e domosdoshme për të funksionuar mirë në fushat e tjera të jetës. Mbajini për vete disa zhvillime që lidhen me punën dhe jetën tuaj intime, pasi nuk është momenti për t’i ndarë me të gjithë. Mund të merrni një mbështetje financiare ose të keni zhvillime që lidhen me një trashëgimi. Keni gjithashtu mundësi të mira për të zgjidhur çështje shtëpie dhe për të përfituar nga bashkëpunimet. Pas datës 26, Marsi do t’ju bëjë më aktivë në komunikim dhe lëvizje, por kujdes me mënyrën si shpreheni dhe veçanërisht gjatë drejtimit të automjetit.

Luani

Jeta sociale dhe ajo sentimentale do të jenë në qendër të vëmendjes. Njohje të reja mund të ndryshojnë planet dhe objektivat që keni vendosur për të ardhmen. Disa persona mund të hyjnë në jetën tuaj përmes miqve, rrjeteve sociale apo bashkëpunimeve. Tregohuni të kujdesshëm dhe shmangni me çdo kusht konfliktet në rrethin shoqëror. Ndërkohë, nëse keni lindur në 10-ditëshin e tretë të shenjës, ju presin mundësi shumë të mira në dashuri, bashkëpunime dhe udhëtime, të cilat mund t’ju hapin horizonte të reja.

Virgjëresha

Jeni ndër shenjat më të ndikuara nga kjo Hënë e Plotë. Mund të përballeni me ngjarje të papritura në punë ose me zhvillime që lidhen me njërin prej prindërve. Veçanërisht të kujdesshëm duhet të jeni nëse keni lindur në ditët 24-28 gusht. Ruani gjakftohtësinë dhe mendoni mirë për hapat e mëtejshëm. Kalimi i Marsit në shenjën tuaj do t’ju bëjë më energjikë dhe punëtorë, por mos e ekspozoni veten ndaj rreziqeve dhe mos i shkarkoni emocionet te të tjerët. Mund të përfitoni gjithashtu nga një ndihmë apo mbështetje financiare.

Peshorja

Për ju pritet një periudhë shumë e favorshme. Afërdita, planeti juaj sundues, krijon një aspekt harmonik me Jupiterin, i cili arrin kulmin nga data 27 deri më 29 nëntor. Shfrytëzojini këto ditë për të marrë mbështetjen që ju nevojitet, për të realizuar synimet tuaja dhe për të përmirësuar marrëdhëniet. Mund të keni një njohje që ndryshon jetën tuaj sentimentale ose një përfitim financiar. Megjithatë, Hëna e Plotë mund t’ju nxjerrë jashtë planeve, ndaj kontrolloni mirë udhëtimet dhe premtimet që merrni. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë do të jenë veçanërisht të favorizuar.

Akrepi

Një bisedë ose takim i rëndësishëm mund t’ju hapë dyer të reja në karrierë. Madje, nuk përjashtohet mundësia që zhvillimet profesionale të ndërthuren edhe me jetën tuaj sentimentale. Shijoni momentet e bukura, por mbajini disa gjëra për vete. Në planin financiar, mbështetuni te forcat tuaja, pasi mund të shfaqen shpenzime ose detyrime të papritura. Nëse prisni një mbështetje financiare për një investim apo projekt në shtëpi, mund të hasni disa pengesa. Në jetën sociale shmangni presionin ndaj të tjerëve, pasi mund të krijoni konflikte të panevojshme.

Shigjetari

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja do të vihen në provë. Jeni ndër katër shenjat më të ndikuara nga Hëna e Plotë, veçanërisht nëse keni lindur në nëntor dhe në ditët e para të shenjës. Mund të përballeni me reagime të papritura nga të tjerët, madje dikush mund të kërkojë të ndërpresë një marrëdhënie apo bashkëpunim. Mos reagoni me nxitim dhe ruani qetësinë. Pas datës 26, përqendrohuni te karriera dhe puna. Ndërkohë, nëse keni lindur në 10-ditëshin e tretë, keni shanse shumë të mira për sukses profesional, njohje sentimentale dhe zhvillime pozitive në jetën sociale.

Bricjapi

Dëshira për të ndryshuar punën dhe përditshmërinë tuaj, me qëllim rritjen e të ardhurave, do të jetë e fortë. Megjithatë, jo gjithçka mund të shkojë sipas planit, pasi faktorë të jashtëm mund t’ju nxjerrin nga zona e komfortit. Kujdesuni për shëndetin, shmangni lodhjen e tepërt dhe tregohuni të kujdesshëm në lëvizjet me makinë. Nëse planifikoni ndryshime në punë, sigurohuni që gjithçka të jetë në përputhje me rregullat dhe interesat e të përfshirëve. Edhe çështjet familjare mund të sjellin disa pengesa. Marsi në Virgjëreshë do t’ju japë energji dhe organizim, por duhet të jeni të përgatitur për situata të papritura deri në fillim të dhjetorit.

Ujori

Një periudhë romantike dhe krijuese ju pret. Keni mundësi shumë të mira në jetën sentimentale, madje mund të planifikoni edhe një udhëtim. Disa çështje që lidhen me fëmijët mund t’ju shqetësojnë, por me qetësi mund të gjeni zgjidhjen e duhur. Kujdesuni edhe për financat, pasi mund të shfaqen disa vështirësi. Përfitoni nga mundësitë në marrëdhënie dhe bashkëpunime, veçanërisht nëse keni lindur në 10-ditëshin e tretë. Ndërsa të lindurit në ditët e para të shenjës mund të përballen me ndryshime të papritura, të cilat në fund mund të rezultojnë në favorin tuaj.

Peshqit

Jeni gjithashtu ndër shenjat më të ndikuara nga Hëna e Plotë. Situatat familjare ose zhvillimet që lidhen me njërin prej prindërve mund t’ju befasojnë dhe t’ju nxjerrin jashtë planeve. Disa prej jush mund të vendosin të bëjnë ndryshime në shtëpi, rinovime apo edhe zhvendosje. Nëse këto iniciativa vijnë nga dëshira juaj, kjo mund të jetë periudha e duhur për t’i realizuar. Pas datës 26, marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do të kërkojnë më shumë kujdes. Mund të përballeni me provokime, por mos u përgjigjni me të njëjtën monedhë. Përdorni diplomacinë dhe shmangni konfliktet. Kujdes i veçantë duhet treguar edhe në çështjet financiare gjatë periudhës në vijim.

/tvklan.al