34-vjeçari, Eglant Koçi, u qëllua me plumb pas koke mbrëmjen e 4 qershorit, ditën që humbi çdo kontakt me familjen.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë, të gjetur në fshatin Cerrujë të Elbasanit, hetuesit kanë konstatuar një shenjë në pjesën e barkut, që ka bindur ata se bëhej fjalë për të riun e zhdukur.

Më pas kanë qenë dhe familjarët, por dhe përputhshmëria e rrobave që viktima mbante veshur, që ka konfirmuar se bëhej fjalë për Eglant Koçin.

Lëvizjet e autorit të dyshuar, shokut të viktimës, Armand Shakaj, drejt zonës së Funarit pas krimit, çuan hetuesit e policisë së Tiranës të kryenin kontrolle në fshatrat përreth të Elbasanit.

Me gjetjen e trupit të të riut, prokuroria e Tiranës pritet të rëndojë pozitat penale ndaj 41-vjeçarit, Armand Shakaj, të dyshuar si autor të pengmarrjes e më pas vrasjes së të riut.

Kjo ngjarje, sipas hetuesve, dyshohet se ka si motiv një konflikt mes dy miqve për monedhat virtuale Bitcoin.

Klan News

/tvklan.al